Koronavirus arrin në Kosovë?
Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirus dhe se i njëjti është duke i trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacienti i dyshuar është në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.
“Në ora 20:45 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media”, tha Fazliu./MediaFokus/

