Koronavirusi: 142 raste aktive në Kosovë  

Aktualisht në Kosovë janë 142 raste aktive me koronavirus.

Sipas njoftimit të djeshëm të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 raste të reja, ndërsa janë shëruar 9 persona.

Për fat të mirë nuk ka pasur humbje jete. Me sa duket virusi e ka humbur agresivitetin e mëparshëm.