Koronavirusi “godet” edhe internetin

Interneti ka filluar të ngadalësohet për shkak të kërkesave të larta pasi gjithnjë e më shumë njerëzit tani punojnë apo mësojnë prej shtëpisë, si pasojë e koronavirusit.

Ka prej tyre që gjithashtu janë në kërkim të argëtimit përmes platformave online të transmetimit.

Megjithatë, deri më tani, ofruesit thonë se janë duke i plotësuar kërkesat për internet.

Por, ajo çfarë i shqetëson ofruesit e internetit, është rreziku që iu kanoset punëtorëve të tyre nga koronavirusi, që mund të ndikojë në rënien e internetit.

“Një shqetësim i madh për ofruesit e shërbimit të internetit do të jetë nëse stafi i tyre preket nga koronavirusi dhe të mos jenë në gjendje të mirëmbajnë rrjetin”, thotë Mark Johnson për WRAL TechWire, një veteran i industrisë së internetit që tani udhëheq shërbimet teknologjike në UNC-Chapel Hill, si asistent – zëvendës kancelar i Teknologjive të Komunikimit.

Megjithatë, ai nuk pret që të ketë rënie të plotë.