Kosharja i “bashkon” Ramushin e Donikën

Ditën e sotme është shënuar 27 vjetori i fillimit të Betejës së Kosharës, ku janë bërë homazhe në kompleksin memorial.

Pjesëmarrës kanë qenë figura të shumta politike, e të luftës, përfshirë këtu edhe Ramush Haradinajn e Donika Gërvallën.

Këta dy të fundit, që ditë më parë u përfshinë në një përplasje verbale në Kuvend, janë parë teksa i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit.