Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët
Kosova dhe Shqipëria do të kenë më në fund një kampionat të përbashkët.
Bëhet fjalë për ligën e basketbollit, e cila do të bashkojë dy vendet duke krijuar atë që do të quhet Liga Unike.
Këtë të enjte, dy federatat e basketbollit do të firmosin në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili do të zbulojë logon e Ligës Unike.
Në kampionatin e përbashkët, i cili do të nisë prej këtij sezoni, do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës.

