Kosova dhe Zvicra në shtatë ditët e fundit të përballjes me virusin
Në po të njejtën periudhë kur Zvicra regjistron një rritje të mprehtë të pacientëve nën kujdesin intensiv, Kosova gjendet në një situatë tejet shqetësuese, me një rritje tejet të lartë të të infektuarve në territorin e saj.
Ditët e fundit, njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër kanë regjistruar përsëri një rritje shumë të fortë me pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19.
Pacientët, janë gjithnjë e më të rinj dhe shumica dërmuese nuk janë të vaksinuar.
Në kantonin e Gjenevës nga 10 pacientë që ndodhen në spital, 9 prej tyre nuk janë të vaksinuar.
Ekipet e kujdesit në njësitë e kujdesit intensiv, nën tendosje të madhe për gati një vit e gjysmë, rrezikojnë të gjenden përsëri në presion të lartë, tha të enjten Shoqëria Zvicerane për Mjekimin Intensiv, përcjellë TdG.
Shoqëria Zvicerane për Mjekimin Intensiv thekson se po që se vazhdon kështu, kjo gjendje nuk mund të përjashtojë një përkeqësim të mëtejshëm të mungesës së personelit në kujdesin intensiv, i cili do të ketë për pasojë përkeqësimin e situatës në përgjithësi.
Sa të infektuar?
Raporti i fundit i OFSP tregon se 2,777 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Zvicër. «për 8,545 milionë banorë (2019)»
Pacientët me Covid zënë 18.8% të shtretërve të kujdesit intensiv më 18 gusht.
Situata shumë më alarmante është në Kosovë, ku sot më 19 gusht u regjistruan 2.236 raste pozitive si dhe tetë vdekje. «për 1,873 milionë banorë (2020)»
27 persona kanë humbur jetën brenda një jave, derisa 10 mijë e 445 raste të reja u regjistruan për vetëm shtatë ditë, sipas të dhënave të Institutit kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Gati po për të njejtën kohë, në Zvicer nga 12 gushti deri më 18 gusht janë regjistruar 14 vdekje të lidhura me Covid. Gjithësejt kishte 16 mijë e 44 raste të konfirmuara, shifër kjo që paraqet një rritje prej 49.4% në krahasim me 7 ditët e mëparshme.
Të gjithë ekspertët e njësitit inteziv përsërisin se në këtë kontekst që ndodhemi sot, vetëm vaksinimi, është një masë vendimtare për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme pandeminë.
Prandaj ata edhe inkurajonë të gjithë ata që kanë mundësi që sa më shpejt të jetë e mundur, të vaksionohen, përfshirë edhe të rinjtë. /MLH

