Këto të dhëna tregojnë se u eksportuan mallra në vlerë 71.86 milionë euro në Zvicër, apo 8.8 për qind. Por e njëjta nuk vlen edhe për importe.

Në tabelën e eksporteve Zvicra radhitet në vendin e 5-të derisa në krye të listës është Maqedonia e Veriut, Shqipëria, SHBA, Gjermania, Serbia, Mali i Zi, Italia, Turqia e Austria.

Në fushën e importeve, Turqia zë vendin e parë me 782 milionë euro mallra të importuara, derisa pas saj vijnë Gjermania, Kina, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia, India, Serbia e Polonia.