Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.