Kosova hap konkurs për 150 specialistë shëndetësorë

Kosova do të pranojë 150 specialistë shëndetësorë. Konkursi është hapur sot nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Konkursi është bazuar në nevojat dhe kërkesat e klinikave të QKUK-së si dhe Spitalet e Përgjithshme nëpër qendrat rajonale.

Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 (e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.

Konkursin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.