Kosova i liron nga puna gratë shtatzana
Në kuadër të masave të reja anti-COVID, me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, në Kosovë është marrë vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar në facebook se aty ku është e mundur gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia, ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo nuk është e mundur, prandaj ato nuk mund të hiqen nga lista e pagave.
“Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private, prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit! Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar Haxhiu, e cila edhe vetë është shtatzënë.

