Kosova ka derdhur së paku 60 mijë litra gjak për këtë liri, askush s`ka të drejtë ta fyej luftën e saj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani ka reaguar plot pezëm ndaj deklaratave të papërgjegjshme të individëve të caktuar, të cilët njollosin luftën tonë për çlirim.

Për këtë liri janë derdhur së paku 60 mijë litra gjak të popullit të Kosovës, vetëm në luftën e fundit dhe askush nuk ka të drejtë ta njollos lirinë tonë, sepse ajo është fryt i këtij gjaku të burrave e grave, të pleqve e fëmijëve të Kosovës, ka thënë Selmani.

Për këtë liri, shqiptarët janë sakrifikuar brez pas brezi. Qytetarët tanë duhet t`i gëzojnë frytet e kësaj sakrifice.

Selmani thotë se për lirinë tonë, për shtetin tonë duhet t`i jem mirënjohës dhe falënderues presidentit Ibrahim Rugova, ushtarëve të Kosovës, djemve dhe vajzave të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.

Në vend se të jemi të bashkuar kundër Serbisë, si popull, ne po e bëjmë të kundërtën – po fyejmë luftën për çlirim.

Vetëm një i krisur renditet me armikun shekullor.

Do të ju mallkojë gjaku i derdhur për liri, përfundon Selmani./mediafokus.info