Kosova ka pasur ofertë për helikopterë, por nuk ka kapacitete t`i funksionalizojë ata
Kosova ka pasur oferta t’i marrë disa helikopterë, por nuk i ka pranuar sepse i mungon infrastruktura e nevojshme që ata helikopterë të jenë funksionalë, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në debatin ‘Kallxo Përnime’.
Sipas Qunit, një vend mik ka shprehur dëshirën që menjëherë, brenda 24 orëve, t’i sjellë 6 helikopterë ‘Black Hawk’.
‘Kosova nuk i ka pranuar helikopterët për shkak se duhet pasur pilotë, teknikët e mirëmbajtjes, depot e karburantit, sistemet e navigimit, vëzhgimit ajror, sistemin e komunikimit, forcat rezervë, pozicionet që shfrytëzohen në kohë paqe e në kohë lufte”, ka thënë Quni.
Posedimi i helikopterëve nuk është vetëm t`i kesh ata.
“Nuk është thjesht vetëm me ble helikopterin dhe me sjell këtu, por kur ta sjellësh këtu ai helikopter të jetë funksional”, tha ministri Anton Quni.

