Kosova me pagat më të ulta në rajon, rrymën e paguan më shtrenjtë se Franca

Kosova dhe Shqipëria janë të fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, me gjithë përpjekjet për ta rritur gjatë këtij viti.

Maqedonia e Veriut do të kryesojë pas vendimit të fundit të qeverisë për ta çuar në 400 euro pagën minimale nga muaji mars.

Me këtë nivel page, Maqedonia e Veriut do të lërë pas të gjithë shtetet fqinje, duke kaluar edhe Serbinë, e cila prej kryeson me nivelin e pagave në rajon.

Shqipëria ka vendosur të rrisë pagën minimale me 15 euro në korrik, ku do të preken 25% e të punësuarve, ose 160 mijë persona.

Kosova dhe Shqipëria mbeten të fundit në rajon, transmeton Euronews.

Në Kosovë është hapur një debat mes qeverisë Kurti dhe sindikatave për të çuar rrogën minimale në 250 ose 350 euro.

Prej vitit 2011, me ligj, paga minimale aty jepet në dy fasha 130 dhe 170 euro.

Rajoni ynë ka nivelin më të ulët të rrogave në Evropë, rreth 3 herë më të vogla se mesatarja e pagave minimale në Bashkimin Europian.

Por, Kosova, me shtrenjtim e fundit të energjisë, paguan fatura të rrymës më shtrenjtë se Franca.

Për diçka, edhe Kosova është e para. Këtu, pensionistët marrin 100 euro. /Mediafokus.info