Kosova më së paku raste ditore Covid në Ballkan
Pavarësisht se në rajon dhe me gjerë vala e katërt e pandemisë COVID-19 tashmë ka mbërritur, në Kosovë vazhdon të mbahet nën kontroll gjendja.
Rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të mbesin të ulëta, ndërsa edhe numri i viktimave ka rënë në zero ditëve të fundit.
Raste aktive në nivel vendi kanë shënuar rënie. Aktualisht janë 440 raste.
“Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

