Kosova në ‘fund të pusit’ sa i përket vaksinimit, vendet fqinje shumëfish më mirë
Kosova ka ngelur e fundit në listën e shteteve sa i përket vaksinimit. Deri tash vendi është furnizuar vetëm me vaksina të dhuruara përmes COVAX-it dhe Bashkimit Evropian.
Të katër shtetet fqinje kanë vaksinuar shumëfish më shumë qytetarë kundër COVID-19 se Kosova. Madje pesëfish më shumë qytetarë se Kosova ka vaksinuar edhe Mali i Zi, që ka rreth tre herë më pak banorë se Kosova.
Sipas të dhënave të uefbaqes së specializuar për statistika, “Statista”, sa i përket rajonit, Kosova ngelet e fundit me të vaksinuar. Te shtetet fqinje, Serbia prin dukshëm me 3.6 milionë të vaksinuar. Pason Shqipëria me 600 mijë vaksinime, Mali i Zi me rreth 110 mijë e Maqedonia e Veriut me 84 mijë.
Kosova deri tash ka kryer vetëm 28 mijë vaksinime.
Në listën prej më shumë se 190 vendesh, që ka përfshirë “Statista”, Kosova renditet ndër vendet e fundit.

