Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës
Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12’ta në këtë listë.
Kosova renditet edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj apo 91 pikë.
Këtij raporti i ka bërë jehonë edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 13-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë në vitin 2023”, thuhet në postimin e VV’së .

