Kosova po kthehet në një vatër Covidi, mbi 10 mijë raste aktive

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në Kosovë numri i rasteve aktive me Covid është 10.183.

Të martën është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë të fundit 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Deri tani të shëruar nga koronavirus janë 106.278 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,291 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 600 mijë doza të vaksinës.