Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, pa përfshirë diasporën, raporton Express.
Kështu ka deklaruar Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, i cili tha se deri tash janë regjistruar 1 milion e 300 mijë banorë.
Krahasuar me vitin 2012, Kosova pritet të ketë 200 mijë banorë më pak, e që Kastrati e ka lidhur me emigrimin.

