Kosova “pushtohet” nga qentë, Prishtina më e rrezikuara

Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit është bëre e zakonshme, duke pasur sulme të shpeshta nga ta gjatë vitit që po lëmë pas, shkruan express.

Fëmijë, gra shtatzëna, e qytetarë të shumtë u traumatizuan nga qentë endacak, kështu duke hyrë me frikë nga qentë endacak edhe në 2024, pasi që përkundër tentimeve të Komunës së Prishtinës për zgjidhje, rrugët janë të mbushura me qen.

Kryetari i Prishtinës në qershor të 2023, mori vendim që të subvencionohen me nga 50 euro në muaj të gjithë qytetarët që do të adoptojnë qentë endacakë në kryeqytet. Qytetarët mund të adoptonin deri në 5 qen.

“Do t’i subvencionojmë qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qen”, kishte thënë Fushtica.

Por një vendim i tillë nuk e lehtësoi aspak situaten, pasi që nuk u pakësua rreziku nga qentë endacak.

Në kryeqytetin e Kosovës, besohet se janë diku rreth 10 mijë qenë endacakë.

‘’Në Prishtinë janë rreth 10,000 qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 250 mijë, sipas nje raporti.’’– kishte thënë asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Pëllumb Bajqinovci.