Kosova regjistron nëntë raste të reja me COVID-19
Sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus, derisa numri i rasteve aktive është 334.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,898 doza, përkatësisht 1,614,212 doza gjithsej deri tani.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët mbi 12-vjeç.


 
 
						 
						