Kosova rrezikon të rrëshqasë në drejtim të gabuar
Izmi Zeka
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një konference direkte nga Washingtoni të zëdhënësit Ned Price, lëshoi edhe një deklaratë që për mua është mjaft shqetësuese.
Dhe jo vetëm kaq, për më tepër mund të shihet edhe si rrezik i ribalancimit dhe ftohjes së marrëdhënieve të SHBA-ve me Kosovën.
Në konferencë për shtyp, zëdhënësi Ned Price foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Ai theksoi (po citoj): “Ne kërkojmë shtyrje të plotë të vendimit për targat. Ne nuk kërkojmë shtyrje të pjesshme. Nuk na duhet implementimi me faza”.
Nuk do të bëjë analizë. Por si duket po rrëshqasim në drejtim të gabuar.
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)

