Kosova shënon numrin më të madh të infeksionit brenda 8 muajve

Kosova ka shënuar numrin më të madh të infeksionit brenda 8 muajve të pandemisë COVID-19, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

IKSHP ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar 963 raste të reja pozitive, ndërkaq betejën me COVID-19 e kanë humbur 13 persona.

Njoftimi i IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).