Kosova sonte përballet me Zvicrën, në tribuna dominojnë tifozët shqiptarë
Mbrëmjen e sotme presim të shohim spektakël të vërtetë në futboll, pasi Kosova do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjeve ndërkombëtare.
Takimi zhvillohet në stadiumin legjendar “St. Jakob Park” në Basel dhe do të nisë nga ora 20:45.
Përballja pritet me interesim të madh, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për faktin që shumë lojtarë të njohur me prejardhje shqiptare do të jenë në fushë për fanellën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Atmosfera në tribuna parashihet të jetë e zjarrtë, pasi komuniteti shqiptar në Zvicër ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në stadion, në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës.

