Kosova u zvogëlua për afro 18 mijë banorë vitin e kaluar
Sipas të dhënave, ndonëse vendi ka pasur një rritje natyrore të popullsisë prej 10,888 banorësh, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) ishte negativ, në vlerën -28,413 banorë, transmeton albinfo.ch.
Raportohet se kjo rënie u ndikua nga emigrimi i 37,451 personave nga Kosova dhe imigrimi i vetëm 9,038 banorëve gjatë të njëjtës periudhë.
Në fund të vitit 2024, popullsia e vlerësuar e Kosovës ishte 1,585,590 banorë rezidentë.

