Kosova vazhdon me raste të vdekjeve nga COVID-19
Në Kosovë po vazhdon të ketë raste të vdekjeve nga COVID-19. Në 24 orët e fundit, 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani.
Rezultatet janë bërë publike në Komunën e Malishevës, gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Përndryshe, Malisheva përballet shpesh edhe me ethet hemorragjike./Mediafokus.info/

