Kosova, vendi i vetëm në Evropë pa gazeta
“Vdekja” e gazetës është tashmë fenomen global. Kosova mund të jetë vendi i parë në botë që nuk ka asnjë gazetë të shtypur, por sigurisht nuk do të jetë i fundit.
Kosova kishte mbi 10 gazeta ditore pas luftës dhe disa te tjera javore e periodike.
Kosova, gjatë kësaj kohe të pandemisë ka “fituar një titull”. Atë të vendit të parë dhe ende të vetëm ku nuk ka asnjë gazetë të shtypur. Është fjala për një rekord të palavdishëm, kur dihet se, me gjithë krizën që po përjetojnë, gazetat po vazhdojnë mbijetesën e tyre, kudo jashtë Kosovës.
Televizioni gjerman MDR i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni.
Tregtia, arsimi, mjekësia: si rezultat i pandemisë, shumë sektorë të jetës aktualisht po pësojnë ndryshime me një ritëm befasues – veçanërisht kur bëhet fjalë për dixhitalizimin.
Në këtë kontekst, janë të prekura edhe gazetat. Qarkullimi i tyre ka ardhur duke u zvogëluar për vite me radhë, dhe gjithnjë e më shumë njerëz po lexojnë online, shkruan portali i televizionit gjerman MDR.
Ndërsa në Kosovën e vogël, kjo ka shkaktuar një përmbysje të vërtetë gjatë pandemisë. Është vendi i parë në Evropë ku nuk ka më gazeta të shtypura ditore

