Kosova zbardhet nga bora

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, si dhe disa vende të tjera të Kosovës, janë mbuluar nga bora mëngjesin e së shtunës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se për këtë vikend do të ketë ulje dukshëm të temperaturave dhe reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 0-3 gradë Celsius.

Më poshtë disa pamje të borës nga kryeqyteti gjatë këtij mëngjesi të së shtunës.