Kosova-Zvicra, sot nis shitja e biletave
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Dardanët do të përballen me helvetikët më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Biletat për sektorët Veri dhe Jug kushtojnë 5 euro, për Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që shitet 80 euro.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00.
Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

