Kosova, zyrtarisht nën sanksionet e BE’së

Bashkimi Europian tashmë i ka aplikuar sanksionet ndaj Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në veri dhe vendimin e autoriteteve për të mos u koordinuar me partnerët europianë për uljen e tensioneve.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga një zëdhënës i Unionit i cili shton se këto masa ndëshkuese kanë hyrë në fuqi që në 28 qershor.

“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë ka marrë vendim për implementimin e disa masave, shkruhet në reagimin e BE.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Gjithashtu, pezullohet programi i fondeve për Kosovën nga IPA 2024.

Mes të tjerash, zëdhënësi i Kosovës bën me dije se masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren.

Disa nga porositë e BE për uljen e tensioneve janë pezullimi i operacioneve policore pranë komunave, zhvendosja  e 4 kryetarëve për të ushtruar detyrën në ndërtesa alternative dhe shpallja e zgjedhjeve të reja në veri, ku të garantohet dhe pjesëmarrja e serbëve në to.