Kosovarët do të votojnë në ditën e të dashuruarve

Kosovarët do të votojnë në ditën e të dashuruarve. U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që të shpallë zgjedhjet, duke e caktuar 14 shkurtin, ditën e mbajtjes së tyre, raporton Mediafokus.info.

Këtë vendim Osmani sapo e ka publikuar në profilin e saj në Facebook.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë”, shkruan Osmani. /Mediafokus.info/