Kosovarët i kalojnë vikendet në Shqipëri

Java e fundit e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine–Kukës.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar, për të kaluar vikendin.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.

Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive.