Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar pushimin e zgjatur të fundjavës
Qindra kosovarë kanë mësyrë mbrëmë e sot drejt Shqipërisë, për të kaluar atje pushimin e zgjatur të fundjavës, të cilit i shtohen edhe dy ditë feste, 1 Maji dhe Pashkët Ortodokse.
Bashkëpunëtorët e Mediafokus.info njoftojnë nga pika kufitare në Morinë për kolona deri në dhjetra metra të makinave që presin për të kaluar kufirin.
Kosovarët e kanë bërë rutinë tashmë që fundjavët t`i kaojnë në Shqipëri dhe tani dyndjet drejt bregdetit i favorizojnë edhe temperaturat e larta, po edhe ofertat. /Mediafokus.info

