Kosovarët ironizojnë me Ramën: ‘Unë jam mirë kur është mirë Serbia’

Në Kosovë janë parë sot parulla kundër kryeministrit Edi Rama, shkaju i qëndrimit të tij miqësor me Serbinë, e cila ka kryer krime të rënda ndaj shqiptarëve, në vitin1999. 

Parulla “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për Kryeministrin shqiptar, me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Parullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nismën “Ballkani i Hapur”.

Kjo nismë është kundërshtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.