Bregdeti, turizmi i alpeve, sporteve të aventurës e agroturizmi po tërheqin shumë vizitorë, duke përfshirë edhe ata nga Kosova.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, është rritur me 50% numri i shqiptarëve të Kosovës që e kanë vizituar Shqipërinë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pavarësisht, liberalizimit të vizave dhe ofertave joshëse nga shumë vende të tjera, Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për kosovarët dhe me siguri kjo jo vetëm për shkak të afërsisë, por edhe për arsye patriotike.

Kosovarët nuk e ‘tradhtojnë’ lehtë Shqipërinë.