Kosovarët sivjet morën kredi 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Vetëm brenda një muaji, sipas të dhënave të BQK-së, qytetarët e Kosovës kanë marrë kredi në vlerë prej rreth 100 milionë eurosh nga bankat komerciale, derisa kanë depozituar para në vlerë mbi 50 milionë euro.
Për rreth 100 milionë euro më shumë është rritur vlera e kredive në bankat komerciale në Kosovë gjatë këtij viti, kur vendi është ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.
Shuma e kredive gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti ka arritur 1.2 miliard euro, nga 1.1 miliard euro sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e kredive aktive në nëntë bankat komerciale ka arritur në 3.2 miliardë euro, me normë të interesit 6.3 për qind, thuhet në një përgjigje nga zyra për informim e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës./rel/