Kosovari arrestohet për kontrabandë, i zihen në veturë 5 refugjatë nga Bangladeshi
Një kosovar është arrestuar për ‘kontrabandë me migrantë’ pasi në veturën e tij taksi, policia ka hasur në pesë refugjatë nga Bangladeshi.
Fsh. Shkozë, Autostradë 02.06.2022 – 23:40. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar i cili është hasur duke marrë me veturën taxi 5 refugjat nga Bangladeshi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

