Kosovari duhet të largohet nga Zvicra, ka rrahur brutalisht një serb
Një 23 vjeçar nga Kosova, i rritur në Zvicër, dëbohet nga vendi për pesë vjet. Gjykata Federale ka aprovuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut.
Ai kishte rrëzuar një serb në tokë dhe e kishte goditur tri herë me shkelm në kokë, me ç`rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda.
I riu e kishte kryer krimin në gusht 2020, gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve, transmeton albinfo.ch.
Pas hapjes së procedurës penale, kosovari ka kryer edhe krime të tjera.
Ai ka kërcënuar një punonjës sigurie, është përpjekur t’i shmangej kontrollit të policisë duke ikur dhe ka goditur një person tjetër dy herë në fytyrë – përsëri në gjendje të dehur.
Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.
Gjykata e lartë (kantonale) e kishte dënuar kosovarin me burgim të pjesshëm prej 32 muajsh, prej të cilëve 10 muaj efektiv.
Ajo kishte vendosur gjithashtu një gjobë të kushtëzuar prej 65 tarifash ditore, shkruan sda.ch.
Kjo gjykatë konfirmon se bëhet fjalë për “rast të rëndë” por megjithatë, interesi publik për dëbimin nga vendi është më i madh se ai i të paditurit.
Kur ishte një vjeç e gjysmë, kosovari kishte ardhur me nënën te babai i tij, i cili tashmë jetonte në Zvicër dhe që atëherë jeton këtu.

