Kosovari dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes dhe më pas vetes
Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas edhe veten, shkruan albinfo.ch
I dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri.
Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë dorasi.
Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38.
Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.

