Arrestohet kosovari që mashtroi finlandezen dhe i mori para
Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për mashtrimin e një finlandeze, të cilës i kishte marrë para me qëllim që t’i kthejë 190 mijë euro që i kishte investuar në një portal.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kosovë dhe Gjermani 27.06.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte arrit të mashtroi viktimën femër shtetase finlandeze dhe nga ajo ka marr 10.000 euro dhe ka kërkuar edhe 5000 euro tjera, për të ndihmuar viktimën që tij kthehet 190.000 euro të cilat ajo i kishte investuar në një portal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

