Kosovari e rrah nanën, e bën për spital

Policia ka arrestuar dje një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Fushë Kosovë, 24.02.2023-19:50. Raportohet për një rast dhunë në familje ku të përfshirë kane qenë dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovar-e, i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime për të cilën dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.