Kosovari humb jetën në vendin e tij të punës në Francë

Mësohet se një shqiptar nga Kosova ka vdekur në vendin e tij të punës në Paris.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Kamajn nga fshati Strellc i komunës së Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francës miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllezër, Shkelzen Kamaj, nga Strellci i Ulët i Deçanit.!! Xen qofsh i xhehnetit, vëlla!! Ngushëllime familjes Kamaj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Xenin!! Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan ai.