Në pranverën e vitit 2022, në zonën e Shën Margretenit ishte shtuar numri i vjedhjeve.

Këto shtriheshin në komunat fqinje në drejtim të jugut, shkruan tagblatt.ch.

Ishin prekur pothuajse ekskluzivisht pronat komerciale.

Hetimet e gjera dhe vlerësimet e gjurmëve kanë çuar në dyshimin e një 39-vjeçari kosovar të njohur për policinë. Ai u arrestua në fillim të tetorit.

Ai akuzohet se ka kryer rreth 60 vjedhje ose plaçkitje në Luginën e Rhine-s (Rheintal)  midis pranverës dhe vjeshtës 2022, përcjell albinfo.ch.

Janë vjedhur vetëm para me vlerë rreth 70,000 franga.

Dëmi pasuror i shkaktuar i kalon 90 mijë franga. Në intervista, i akuzuari ka pranuar 35 raste.

Kosovari kishte lejen e qëndrimit B, e cila i jepte të drejtë të qëndronte më gjatë në Zvicër. (foto ilustrim)