Kosovari ofron bukë falas për nevojtarët në Slloveni pas përmbytjeve të rënda
Një kosovar është bërë lajm në mediat sllovene, pasi ka bërë një gjest human.
Alban Memqaj, pronar i një furre buke, u ka ofruar bukë falas të gjithë atyre që kanë nevojë, pas përmbytjeve në Slloveni.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

