Kosovari provon të udhëtojë si “italian” nga aeroporti i Prishtinës
Një kosovar është ndaluar në aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për falsifikim dokumenti, pasi ka prezantuar letërnjoftim dhe patentë shofer italiane.
ANP Adem Jashari 19.12.2022 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka prezentuar letërnjoftim dhe patentë shofer italiane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

