Kosovari rrahet në Bujanoc

Një shtetas i Kosovës është rrahur në Bujanoc nga një qytetar i atjeshëm, i cili i ka shkaktuar edhe lëndime. Rasti po hetohet për ‘lëndim trupor’. 

Bujanovc, 06.06.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka informuar se në qytetin e Bujanovcit, i dyshuari mashkull i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, është hapur rasti dhe është duke u hetuar nga njësitë relavante, thuhet në njoftimin e policisë.