Kosovari shkon në Tetovë dhe e rrah motrën

Është arrestuar në Tetovë E.B. (26 vjeç) nga Kosova, pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Në njoftim thuhet se ai gjithashtu nuk ka njoftuar për qëndrimin e tij në shtetin maqedonas.

Pritet që ndaj tij, autoritetet e Maqedonisë së Veriut të paraqesin kallëzim përkatës. (foto arkiv)