Kosovarja bëhet nuse në Angli me dimi e jelek (video)
Kosovarja Leonora Brajshori, është e martuar me britanikun Ethan Clift nga Newcastle, të dy këta pjesë të ushtrisë angleze. Dasma u bë sipas traditave të të dyja popujve.
Në videot më poshtë mund të shihni atmosferën që u zhvillua brenda dasmës ku Leonora shihet me veshje tradicionale shqiptare, derisa Ethan me ato angleze, njofton Klan Kosova.
Brajshori e ka përfaqësuar Anglinë edhe në Lojërat Olimpike në peshëngritje.

