Kosovarja ndalohet me pasaportë shqiptare në aeroportin e Prishtinës
Një shtetase e Kosovës është ndaluar në aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për keqpërdorim dokumenti pasi ka tentuar të udhëtojë jashtë me pasaportë shqiptare të një personi tjetër.
ANP Adem Jashari 23.08.2022 – 16:40. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë (Republikës së Shqipërisë) të një personi tjetër. Pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

