Kosovarja rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet në spital

Një grua nga Kosova ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.

Gruaja është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.

Top Channel raporton se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka konsumuar shumë ujë.

Këtë sezon kanë qenë të shumta rastet ku pushuesit kanë rrezikuar mbytjen, ndërsa shumë të tjerë, fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen nga mbytja ose nga probleme me zemrën kur kanë rënë në kontakt me ujin.