Kosovarja Vesa Ademi në garë për këshilltare komunale në Saint-Julien-en-Genevois
Kosovarja nga Vitia, Vesa Ademi, që prej vitesh jeton dhe vepron në Francë, është bërë pjesë e garës zgjedhore për këshilltare komunale në qytetin Saint-Julien-en-Genevoi në Francë.
Ajo synon të fitojë besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti.
Saint-Julien-en-Genevois është një qytet i njohur për bashkëjetesën dhe diversitetin e komuniteteve që jetojnë atje.
Pjesëmarrja e Vesës në jetën politike të këtij qyteti është një tregues i integrimit të suksesshëm të komunitetit shqiptar të Kosovës në Francë dhe i kontributit që ata japin në shoqërinë ku jetojnë.
Kandidimi i Vesa Ademit paraqet një mundësi që edhe komuniteti shqiptar në këtë zonë të ketë një përfaqësim më të drejtpërdrejtë në institucionet komunale.
Përmes angazhimit të saj, Vesa synon të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në këtë qytet.
Në këtë proces zgjedhor, ajo u bën thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Saint-Julien-en-Genevois dhe në zonat përreth që ta mbështesin, në mënyrë që zëri i komunitetit shqiptar të jetë më i pranishëm në institucionet lokale.
Kandidimi i zonjës Ademi është një tjetër dëshmi se bashkatdhetarët tanë vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komuniteteve ku ata jetojnë, shkruhet në faqen e Komunës së Vitisë.

